Milani ka marrë një ofertë nga Turqia. Galatasaray dëshiron Hakan Calhanoglu, por duhet të paguajë më shumë. Fanatik raporton se klubi më i madh në Turqi dëshiron të transferojë lojtarin ofensiv në merkaton e janarit.
Fatih Terim e cilëson 25-vjeçarin si një përforcim me vlera dhe drejtuesit e Gallatës i kanë ofruar 6 milionë euro kuqezinjve për kartonin e tij. Përgjigja e “Djallit” ka qenë negative. Milani shpenzoi 20 milionë euro verën e vitit 2017, duke arritur ta shkëpusë nga Bayer Leverkusen.
Maldini dhe Boban e cilësojnë si tepër të ulët ofertën dhe turqit duhet të paguajnë më shumë. Kjo është vetëm oferta e parë e Galatasarayt, që në ditët e ardhshme pritet të tentojë sërish. /abcnews.al