Kremlini tha të hënën se presidenti rus, Vladimir Putin do të parashtrojë pikëpamjen e Rusisë për atë që ajo e sheh si “situatën e paqëndrueshme botërore” kur ai t’i drejtohet një samiti të ardhshëm virtual të G20.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, samiti virtual i G20 do të mbahet të mërkurën.
G20 përbëhet nga 19 shtetet që kanë ekonomitë më të mëdha në botë dhe Bashkimi Evropian, e Unioni Afrikan.
Putin do të marrë pjesë gjithashtu nëpërmjet lidhjes video në një diskutim të martën në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez në një samit të bllokut të kombeve BRICS.
Putin ka realizuar vetëm disa udhëtime jashtë vendit, që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrestim për të lidhur me dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon./abcnews.al