Ukraina: Katari është gati të ndihmojë në kthimin e pengjeve civile nga Rusia

schedule15:03 - 20 Nëntor, 2023

schedule 15:03 - 20 Nëntor, 2023

Katari është gati të ndërmjetësojë në procesin e kthimit të pengjeve civile ukrainase nga Rusia dhe atyre që gjenden në territoret e pushtuara.

“Katari është gati të marrë pjesë në kthimin jo vetëm të fëmijëve ukrainas, por edhe të pengjeve civile. Unë tashmë mund ta them këtë. Kemi pasur komunikime të shumta. E vetmja gjë është se ne nuk arritëm t’i kthejmë fëmijët me ritmin me të cilin do të donim t’i kthenim. Ka shumë më tepër fëmijë, por ne jemi duke punuar”, tha Avokati i Popullit ukrainas, Dymtro Lubinets.

Individët që qëndrojnë në Rusi ose në territoret e pushtuara dhe duan të kthehen në Ukrainë, duhet të paraqesin një ankesë zyrtare në Zyrën e Avokatit të Popullit, sepse vetëm kjo jep bazë ligjore për t’u marrë me kthimin fizik të tyre.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur mirënjohës ndaj të gjithë ekipit që punon për kthimin e fëmijëve ukrainas, duke përfshirë Zyrën e Avokatit të Popullit, partnerët ndërkombëtarë si UNICEF, e sidomos Katarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!