Kremlini: Rusia parandaloi kolapsin ekonomik pas sanksioneve perëndimore

schedule08:18 - 20 Nëntor, 2023

schedule 08:18 - 20 Nëntor, 2023

“Autoritetet ruse ishin në gjendje të parandalonin kolapsin ekonomik që kërcënoi vendin pas futjes së sanksioneve të paprecedentë në vitin 2022.”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kishte një kërcënim për një kolaps, ne vërtet duhej të mobilizonim të gjitha burimet dhe forcat e brendshme për të parandaluar këtë kolaps”, theksoi ai, duke vënë në dukje se ekonomia ruse u godit më pas nga barra e sanksioneve të paprecedentë.

“Asnjë vend në botë nuk është përballur ndonjëherë dhe teorikisht asnjë vend në botë nuk është në gjendje të përballojë një goditje të tillë,” tha Peskov.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!