Boksieri shqiptaro-amerikan, Ermal Hadribeaj, pati një mbrëmje të veçantë në karrierën e tij.
Kampioni 29-vjeçar mbrojti titullin e tij botëror në boksin profesionist, dhe mori një përshëndetje të veçantë nga legjenda e boksit amerikan, Mike Tyson.
Ish-kampioni absolut i botës i peshave të rënda e përshëndeti Hadribeajn duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Pra, Tajsoni përshëndeti me simbolin kombëtar shqiptar. Hadribeaj e mbrojti titullin botëror në peshat e mesme përballë meksikanit Karlos Molina në federatën WBC.