“Gjelat” e Didier Deschamps duket të jenë të karikuar në maksimum për të shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në minutën e 18′-të të sfidës ka ardhur dhe goli i tretë, mirëpo jo gjithçka ka shkuar “vaj” për francezët.
Një pasim i bukur në zonë nga Kingsley Coman kapet bukur nga 17-vjeçari, Waire Zaire-Emery, i cili me një goditje të lehtë çon topin në rrjetë, mirëpo në moment kur po gjuante topin, anësori i mbrojtjes së Gjibraltarit, Ethan Santos bën një ndërhyrje katastrofike ndaj talentit të Paris Saint-Germain, duke e detyruar këtë të fundit të dalë nga fusha e lojës, por jo vetëm, pasi ndëryhyrja ishte tepër e rëndë edhe për arbitrin kryesor të sfidës, i cili e ndëshkon Santos me kartonin e kuq. Rezulati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET:
Goli i Zaire-Emery, 3-0:
Kartoni i kuq i Ethan Santos: