VIDEO/ Përplasjet fizike në Argjentinë-Uruguaji, Messi nuk “kursen” kundërshtarët: Nuk dinë çfarë është respekti

schedule11:16 - 17 Nëntor, 2023

schedule 11:16 - 17 Nëntor, 2023

Si zakonisht, në përplasjet “klasike” të futbollit të Amerikës së Jugut, ku ndër to është edhe sfida Argjentinë-Uruguaj, nuk ka se si të mungojnë, tensionet, përplasjet e forta fizike, e kartonët dhe një gjë e tillë nuk mungoi as në përballjen e orëve të para të mëngjesit, mes këtyre dy Kombëtares, me Uruguajin që fitoi me rezultatin e pastër, 0 me 2, në “mitikun” e Buenos Aires, “La Bombonera”.

Në përplasje e fortë mes lojtarëve ndodhi në minutën e 20’-të të sfidës, ku protagonist ishte dhe 8 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili pas ndeshjes nuk harroi atë të lëshonte “thumba” drejt lojtarëve kundërshtarë e veçanërisht lojtarëve të rinj në moshë.

“Më mirë nuk po e them atë që mendoj, po lojtarët e rinj duhet të mësojnë dhe të rriten. Uruguaji ka një grup të mirë lojtarësh, por ata duhet të mësojnë nga ‘veteranët’ se çfarë është respekti. Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë intensive, por respekti mes palëve nuk mungon asnjëherë. Kështu që tek Uruguaji duhet ta mësojnë një gjë të tillë”,- u shpreh “pleshti”.

Siç shihet edhe nga video, kampionët i botës me Kombëtaren “albiceleste” u duk të ishte tepër agresiv, teksa arriti të kapte nga fyti edhe mbrojtësin e “bluve” të Napoli, në Serie A, Mathias Olivera. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: