Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh theksoi se është i bindur që palestinezët do të dalin fitimtarë në luftën me Izraelin.
“Nëse armiku dëshiron që të jetë një betejë e gjatë, aftësia jonë është edhe më e madhe ” , tha Haniyeh duke shtuar se “nuk ka dyshim për këtë”.
Haniyeh gjithashtu pohoi se pas javësh lufte dhe pavarësisht sulmeve barbare izraelite ndaj civilëve, populli palestinez ia ka dalë të prishë planet e Izraelit.
“Armiku nuk ka mundur të arrijë asnjë nga objektivat e tij apo të kthejë pengjet, përveç me një çmim që do të vendosë rezistenca,” tha ai.
Në të njëjtën kohë, gjatë fjalës së tij ai falënderoi aleatët rajonalë për mbështetjen e tyre gjatë luftës, pa përmendur megjithatë se kush janë ata.
“Përshëndes frontet e rezistencës që kanë kontribuar në këtë betejë përmes ekuilibrit strategjik”, tha ai./abcnews.al