“Harrohet” Berardi, “Zonja e Vjetër” piketon “yllin” e kampionatit rus

schedule15:28 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:28 - 16 Nëntor, 2023

Prej disa sezonesh tashmë, “bardhezinjtë” e Juventus kërkojnë me ngulm transferimin e anësorit italian, Domenico Berardi, në “Allianz Stadium”, mirëpo sezon pas sezoni, “zijeshilët” e Sassuolo po rezistojnë, me 29-vjeçarin, që ka kaluar gjithë jetën e tij te klubi nga Emilia-Romagna dhe duket se ashtu do të vazhdojë, pasi “Zonja e Vjetër” ka ndryshuar “objektiv”.

Fokusi i 36 herë kampionëve të Italisë, tashmë ka kaluar në kampionatin rus, aty ku “bardhezinjtë” po mbajnë nën vëzhgim talentin armen, të Krasnodar, Eduard Spertsyan, i cili mund të luajë në 3 pozicione të ndryshme në sulm, si anësor nga të dyja krahët dhe si “numër 10”.

Klubi rus kërkon minimalisht 15 milionë euro për 23-vjeçarin, shifër kjo që nuk duket të jetë aspask problem për bilancet e “Zonjës së Vjetër”, teksa kujtojmë se në 15 sfidat e kampionatit rus, Spertsyan ka arritur të shënojë 7 gola, si dhe të dhurojë 3 të tjerë, për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al