Kupa e Xhudos në Shqipëri, dominojnë “bardheblutë”, triumf edhe për Vllazninë

schedule14:56 - 16 Nëntor, 2023

schedule 14:56 - 16 Nëntor, 2023

Me Kupën e Shqipërisë për moshat dhe për të rritur, Federata Shqiptare e Xhudos ka mbyllur këtë të enjte, kalendarin e garave për vitin 2023. Xhudo shqiptare zbriti në tapet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, për aktivitetin e dytë më të rëndësishëm në rang kombëtarë, teksa u zhvilluan ndeshjet për kategoritë: Senior, Cadet dhe Pre-Cadet për femra dhe meshkuj.

Si zakonisht, tashmë në aktivitete zyrtare të këtyre niveleve morën pjesë edhe xhudistë shqiptar që jetojnë në Evropë dhe janë të licensuar në ekipet tona sportive. Gjithashtu, si në çdo aktivitet, edhe këtë herë garat u gjykuan nga gjyqtarë të Kosovës, të cilët janë të kualifikuar dhe të liçensuar nga Federata Botërore e Xhudos.

Garat ishin mjaft interesante, me sportistët që dhanë më të mirën e tyre. Ndeshja më e fortë dhe me rivalitetin më të lartë, e cila shkoi dhe në “Golden Score”, ishte midis Krista Kovaçit të Vllaznisë dhe Desara Ndocit të Besëlidhjes në kategorinë -52kg, teksa triumfi i takoi Kovaçit.

Federata Shqiptare e Xhudos njofton se numri i femrave që po konkurrojnë në këtë sport, po vjen gjithnjë e në rritje. Edhe në këtë aktivitet spikatën sportistët e Tiranës, skuadër që regjistroi numrin më të madh të xhudistëve fitues në Kupë.

Federata Shqiptare e Xhudos njofton gjithashtu se, më datën 20 dhjetor do të mbahet Asambleja Vjetore, në të cilën do të miratohen dhe do të merren shumë vendime për vitin sportiv 2024.

Ndërkohë që është përcaktuar edhe kalendari i aktiviteteve të Federatës Botërore, Evropiane dhe Ballkanike. Për këtë periudhë 2 mujore dhe për muajin janar, vëmendja e Federatës tonë do të përqendrohet tek projekti “Judo në shkolla”.

Fituesit për çdo kategori:

Meshkuj:

Gabriel Ganson -60 kg (Tirana)
Klajdi Bitri -66 kg (Tirana)
Indrit Çullhaj -81 kg (Tirana)
Jon Vrenozi -90 kg (Tirana)
Markeljan Tanushi -100 kg (Vllaznia)
Dritan Visha +100 kg (Studenti)

Femra:

Klea Fejza -48 kg (Tirana)
Heleni Adermi -52 kg (Tirana)
Erisa Brahimaj -57 kg (Tirana)
Amanda Lika -63 kg (Studenti)
Periana Gruja +78 kg (Studenti)

Kategoria Cadet:

Meshkuj

Devi Ceka -55 kg (Tirana)
Viktor Marku -66 kg (Vllaznia)
Ronaldo Toma -73 kg (Vllaznia)
Dionis Kercuku -81 kg (Tirana)
Flavio Marku -90 (Besëlidhja)
Alion Agolli +90 kg (Tirana)

Femra

Krista Kovaçi -52 kg (Vllaznia)

Kategoria Pre-Cadet

Entoni Feja -46 kg (Tirana)
Damjan Naska -50 kg (Tirana)
Ermis Bendaj -55 kg (Tirana)
Mateo Uku -60 kg (Tirana)
Jon Vreçani -73 kg (Elbasani) /i.m /abcnews.al