Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Egjiptin dhe Jordaninë më 18 Nëntor.
Ajo do të takohet me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në Kajro dhe do të udhëtojë në Sinai për të mirëpritur mbërritjen e ndihmës humanitare të BE-së, tha një zëdhënës i BE-së.
Më pas, diplomatja do të takohet me Mbretin e Jordanisë Abdullah në Aman. Kjo vizitë vjen në një kohë kur Izraeli vijon sulmet kundër Hamasit në Gaza./abcnews.al