OKB: Përqendrimi i gazeve serë në atmosferë arriti një rekord të lartë në vitin 2022

schedule15:16 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:16 - 15 Nëntor, 2023

Përqendrimi i gazeve serë në atmosferë arriti një rekord të lartë në vitin 2022, një prirje që nuk duket se do të ndryshojë, paralajmëroi OKB-ja të mërkurën, duke bërë thirrje për një ulje urgjente të konsumit të karburanteve fosile.

Për herë të parë, në vitin 2022, përqendrimet mesatare globale të dioksidit të karbonit (CO2), gazit më përgjegjës për ndryshimet klimatike, kaluan 50% të niveleve para-industriale.<

Këto kanë vazhduar të rriten këtë vit, sipas Buletinit të Gazit Serë të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), i publikuar dy javë përpara konferencës më të rëndësishme COP të klimës pas Parisit, e cila do të mbahet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor në Dubai.

Përqendrimet e metanit (CH4) dhe nivelet e oksidit të azotit (N2O) gjithashtu vendosën rekorde vitin e kaluar, duke shënuar rritjen e tyre më të madhe vjetore.

“Megjithë paralajmërimet e dekadave nga komuniteti shkencor, publikimin e mijëra faqeve të raporteve dhe organizimin e dhjetëra konferencave klimatike, ne vazhdojmë të shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petri Taalas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!