Gjetja e mbetjeve kockore në fshatin Xarrë, familjarët e të zhdukurit Fatmir Sulovarit mbërrijnë në Sarandë

schedule09:23 - 15 Nëntor, 2023

schedule 09:23 - 15 Nëntor, 2023

Të tjera detaje janë mësuar nga zbulimi i një pjesë trupit në afërsi të fshatit Xarrë. Mësohet se koka e trupi është gjetur pranë Xhamisë në zonën e njohur si varrezat monumentale të çamëve. Mësohet se policia ka rrethuar zonën ndërsa ka zgjeruar edhe perimetrin e sigurisë.

Bëhet me dije se prej mbrëmjes e kaluar në Sarandë kanë mbërritur edhe familjarë të Fatmir Sulovarit i cili rezulton i zhdukur.

Sakaq kërkimet vijojnë ende për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kujtojmë se Policia e Sarandës ka reaguar më herët për gjetjen e mbetjeve kockore. Autoritetet thonë se mbetjet do të dërgohen për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të identifikuar se kujt i përkasin./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!