Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shtëpia e Bardhë: Inteligjenca konfirmon se Hamasi përdor spitalin al-Shifa si qendër komandimi

schedule22:31 - 14 Nëntor, 2023

schedule 22:31 - 14 Nëntor, 2023

Shtëpia e Bardhë deklaroi se “Hamasi dhe Xhihadi Islamik përdorin spitalet, përfshirë al-Shifa dhe tunelet poshtë, për të maskuar operacionet ushtarake dhe për të mbajtur pengje”. Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke cituar “informacione të ndryshme të inteligjencës”.

Komentet i bëjnë jehonë pretendimeve të Izraelit se ka një qendër komanduese të Hamasit poshtë Al-Shifa, i cili është spitali më i madh në enklavë. Zyrtarët e spitalit dhe Hamasi i kanë hedhur poshtë pretendimet. Objekti, i cili pret mbi 2600 pacientë, është i rrethuar nga tanket e forcave izraelite.

Kirby përmendi gjithashtu një “larmi” burimesh të inteligjencës për të mbështetur pohimin se Spitali Al-Shifa po përdoret nga Hamasi, megjithëse ai nuk dha detaje të mëtejshme./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!