Shqiptari nga Alaska viziton gjysmën e botës: Me gruan e udhëtimet, dashuri me shikim të parë. Sa ka harxhuar në 93 vende

schedule08:52 - 14 Nëntor, 2023

schedule 08:52 - 14 Nëntor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, shqiptari Ismail Lena ka treguar për udhëtimet e tij që ka realizuar në 93 vende të botës. Prej gati 22 vitesh, Lena jeton dhe punon në Alaskë.

Ai u shpreh se dëshira për të udhëtuar nuk i mungon aspak dhe se në vendet që ka vizituar ka mbetur shumë i kënaqur

Lena jeton në Alaska, ndërsa shprehet se lexon shumë për vende të ndryshme, dhe se nëpër disa vende ka udhëtuar me makinë duke përshkruar gati 20 460 km.

“Udhëtimet me makinë më pëlqejnë, por ka disa vende që nuk mund të lëvizësh me makinë, sidomos në Afrikë , pasi ka më shumë probleme. Pasa fotografive apo rrjeteve sociale nuk jam shumë i fiksuar, thjeshtë më pëlqen të udhëtoj dhe shijoj udhëtimet. Udhëtimet kanë shkuar mirë, por edhe si natyrë jam pozitiv. Kam një biznes dhe merrem me turistë, si edhe me shitje blerje të vetura, por edhe me disa investime të marketeve ne Amerikë”, ka treguar ai./abcnews.al/