Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka thënë se Hamasi ka humbur kontrollin mbi Gazën dhe se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po përparojnë në çdo pikë për të pushtuar qytetin e Gazës.
Times of Israel raportoi Gallant duke thënë të hënën:
“Nuk ka asnjë forcë të Hamasit në gjendje të ndalojë IDF. IDF po përparon në çdo pikë. Organizata Hamas ka humbur kontrollin mbi Gazën. Terroristët po ikin në jug. Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit. Ata nuk kanë besim te qeveria.”, citohet të ketë thënë ai.
Forcat izraelite po përparojnë “sipas planeve dhe i kryejnë detyrat me saktësi, vdekjeprurëse”, u shpreh ai duke shtuar: “Ne punojmë sipas detyrave. Nuk kemi kronometër. Ne kemi synime. Ne do t’i arrijmë qëllimet tona.”