Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka bërë një diskutim të fortë në mbledhjen e ortakëve, duke sulmuar ata që ai i konsideron tani si dy armiqtë e mëdhenj të klubit, Ligës spanjolle dhe UEFA-s, me të cilën ai është në gjyq për çështjen e Super Ligës Europiane.
Perez ka qenë shumë i ashpër me Ligën dhe presidentin e saj, Havier Tebas.
“La Liga dhe veprimet e saj të fundit kundër Madridit janë të një ashpërsie të tillë saqë ata kërkojnë të sulmojnë asetet personale të klubit. Ne kemi 100,000 anëtarë dhe po vuajmë. Ata kanë provuar gjithçka. Ata duan të marrin paratë e Realit të Madridit. La Liga kontaktoi një lob për të shpronësuar asetet e Madridit dhe për t’ia dhënë La Ligës.
Dua të falënderoj partitë politike, kryesisht dy më të mëdhatë, që na kuptuan dhe nuk na mbështesin. La Liga po përpiqet dita-ditës të marrë paratë tona, paratë e anëtarëve tanë”, ka deklaruar Perez.
Presidenti i madrilenëve nuk ka kursyer as UEFA-n. “Super Liga Europiane ka vuajtur nga fushata të vazhdueshme manipulimi. Objektivi i tyre i vetëm është të forcojnë futbollin europian… dhe pa privilegje apo përjashtimet bazuar në meritokraci. Vitin e ardhshëm Champions League ndryshon, drejt një formati të pazakontë, absurd, pa kuptim futbollistik. Pa ndeshje vajtje ardhje dhe me më shumë ndeshje. Absurde!”./ h.ll/abcnews.al