Një zyrtar amerikan me njohuri për inteligjencën amerikane thotë se Hamasi ka një nyje komanduese nën spitalin Al-Shifa, përdor karburantin e destinuar për spitalin dhe luftëtarët e tij grumbullohen rregullisht brenda dhe përreth Al-Shifa.
Informacioni vjen pas komenteve të bëra të dielën nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë se spitali, i cili është më i madhi në Gaza, po përdorej jo vetëm për të trajtuar civilët.
Izraeli ka këmbëngulur se është i justifikuar të ndërmarrë veprime ushtarake rreth spitalit, pavarësisht kritikave nga OKB-ja dhe të tjerët. Qeveria izraelite njoftoi se ka krijuar korridore evakuimi dhe bëri thirrje për largimin e civilëve, përveç sigurimit të karburantit.
Hamasi dhe zyrtarët e spitalit kanë mohuar akuzat e qendrës komanduese./abcnews.al