Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka kritikuar planet e Polonisë për të vendosur një batalion të ri tankesh në lindje. Ai ka theksuar se ky vendim do të nxiste rritje të tensioneve.
“Ky është një tjetër hap i përshkallëzimit të tensioneve, miqtë tanë të Bjellorusisë e dinë se çfarë bëjnë. Shohim se po bëjnë gjithçka për të garantuar sigurinë.”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e Peskov, vjen pas komenteve të ministrit polak të Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak i cili njoftoi se do të dërgohej në lindje të vendit një batalion të ri tankesh.
Ai njoftoi se kjo masë vjen si pasojë e kërcënimeve të Rusisë dhe Bjellorusisë./abcnews.al/