Një avion i përdorur më parë nga Mbreti Charles dhe kryeministri britanik Rishi Sunak u detyrua të kthehej mbrapa kur anëtarët e ekuipazhit kuptuan se dy nga dritaret e tij mungonin.
Airbus A321 u ngrit nga Aeroporti Stansted i Londrës me destinacion Orlando më 4 tetor me dy nga dritaret e tij të dëmtuara nga dritat me fuqi të lartë të përdorura gjatë një xhirimi filmi një ditë më parë, raportoi Independent.
Incidenti ndodhi një ditë pasi avioni u përdor për xhirime dhe dritat e fuqishme ishin vendosur afër për të “dhënë iluzionin e lindjes së diellit”, sipas kompanisë.
US-bound flight takes off with two missing windows, reaches 15,000 feet before crew notices https://t.co/COvxQLszEm pic.twitter.com/inr5A4mL4A
— New York Post (@nypost) November 10, 2023
Aeroplani i Titan Airways mbante 11 anëtarë të ekuipazhit dhe nëntë pasagjerë, të cilët ishin punonjës të linjës ajrore dhe kompanisë së udhëtimeve luksoze.
Një anëtar i ekuipazhit vuri në dukje pas ngritjes se mbyllja rreth njërës prej dritareve po “trokiste” dhe se zhurma në kabinë ishte “mjaft e madhe sa ai nuk mund të dëgjonte asgjë”.
Ekuipazhi thuhet se zbuloi se dy nga dritaret, xhamat e brendshëm dhe të jashtëm, mungonin dhe se vetëm xhamat plastike ishin në vend.
Pilotët ndërprenë ngjitjen e avionit, ulën shpejtësinë dhe u kthyen në Londër. Nuk kishte “indikacione jonormale” në kabinë dhe kabina mbeti nën presion “normalisht”./abcnews.al