Kancelari Olaf Scholz do të takohet të premten e ardhshme, më 17 nëntor, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Siç njoftoi pak kohë më parë zëvendës përfaqësuesja e qeverisë Christiane Hoffman, kancelari do të shtrojë një darkë pune për Erdogan të premten e ardhshme, në kuadër të së cilës do të jenë çështje me interes dypalësh, çështje që lidhen me NATO-n, politikën rajonale dhe marrëveshjen e Bashkimit Europian dhe bashkëpunimi me Turqinë për emigracionin.
“Kur i referohem politikës rajonale, sigurisht nënkuptoj edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe dihet mirë se qeveria federale ka një pozicion dhe karakterizim shumë të ndryshëm të Hamasit nga ai i presidentit turk.
Mendoj se kjo do të diskutohet”, thuhet në deklaratë.
Zëdhënësja gjithashtu nuk u përgjigj nëse presidenti turk do të vizitojë Memorialin e Holokaustit në Berlin apo do të marrë pjesë në ndeshjen miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Gjermanisë dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të shtunën.
/abcnews.al