Lautaro Martinez ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës. Ekipi i Scolarit barazoi të mërkurën 2-2 kundër Gjermanisë në Dortmund dhe nesër në orën 16:00 do të luajnë përballë Ekuadorit në Spanjë.
Sulmuesi i Interit ka folur për ESPN, aty ku ndalet te përshtatja e tij në Itali. Gjuha është problemi më i madh i 22-vjeçarit, i cili e mbyll me një koment për trajnerin Conte.
“Nuk e flas mirë italishten, por arrij ta kuptoj gjithmonë. Realisht ndjej akoma turp kur e flas si gjuhë. Bëhet fjalë për një gjuhë shumë të vështirë, por rëndësi ka që merrem vesh me shokët e skuadrës.”
CONTE – “Ai është një trajner i madh. Kërkon gjithmonë maksimumin nga të gjithë dhe kjo është thelbësore për përmirësimin e skuadrës. Conte bën një punë totale, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Është shumë i qartë në atë që kërkon”, përfundon Lautaro Martinez. /abcnews.al /