Pas dëmtimit të pësuar në kupën e gjurit në ndeshjen ndaj Atalanta, Benjamin Pavard bëri në fakt një gjest fantastik në golin e Calhanoglu duke u futur në fushën e lojës me gjurin e lidhur e duke çaluar për të festuar me shokët e skuadrës. Një veprim detajist që tifozëve zikaltër nuk u shpëtoi dhe menjëherë u shprehën të lumtur dhe me fjalë të mëdha për mbrojtësin francez për gjestin e bërë.
Sigurisht, Pavard i ka lexuar të gjithë komentet pozitive dhe për këtë gjë nuk ka nguruar për t’u përgjigjur.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe përzemërsinë që më keni dhënë ditët e fundit. Do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer më i fortë për ju. Forca djemtë për ndeshjen e sotme. Forca Inter!”, është shprehur Pavard./h.ll/abcnews.al
“E ma il calcio, e ma l’Inter…”
Eccovi Pavard: esce in barella ma non ci pensa due secondi a toccarsi lo stemma quando passa davanti ai suoi tifosi.
Ti entra dentro e non esce più.
Ecco cos’è l’Inter. pic.twitter.com/mKSNUmJfji— GloriarrivaBenjil’interista (@Globuz3) November 5, 2023