Numri i civilëve të cilët janë evakuar në Gazën veriore është në rritje, ndërsa forcat tokësore izraelite hyjnë dhe sulmet ajrore dhe artilerie vazhdojnë.
Rreth 15,000 njerëz u larguan të martën, krahasuar me 5,000 të hënën dhe 2,000 të dielën, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, shkruan Al Jazeera.
Shumica e njerëzve që ikin janë fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara.
Dhjetëra mijëra civilë palestinezë mbeten në zonën e luftimit – shumë prej tyre janë strehuar në spitale ose shkolla të OKB-së. Monitoruesit e OKB-së thonë se rreth 1.5 milionë nga 2.3 milionë banorët e Gazës janë zhvendosur./abcnews.al