Më shumë se 60% e spitaleve dhe qendrave mjekësore të Gazës tani janë jashtë shërbimit, sipas një deklarate nga Ministri i Shëndetësisë së Autoritetit Palestinez Mai al-Kaila.
Al-Kaila tha se 16 nga 35 spitale dhe 51 nga 72 qendra mjekësore nuk janë më funksionale për shkak të mungesës së karburantit dhe furnizimit mjekësor, si dhe bombardimeve izraelite, shkruan CNN.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka lëshuar gjithashtu një apel urgjent për organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë dhe ndihmës për të ofruar ndihmë dhe furnizime për Gazën, duke paralajmëruar për pasojat e mungesës së karburantit në Spitalin Al-Quds që po strehon 14,000 njerëz të zhvendosur.
“Rezervat e karburantit të spitalit do të mbarojnë brenda 48 orëve dhe pajisjet për shpëtimin e jetës, inkubatorët neonatal dhe njësitë e kujdesit intensiv do të pushojnë së funksionuari”, tha Gjysmëhëna e Kuqe në një deklaratë të hënën./abcnews.al