Policia në Kaliforni njoftoi ditën e djeshme, se ka hapur një hetim për vdekjen e një hebre, pas përleshjeve që shpërthyen mes protestuesve pro-izraelitë dhe pro-palestinezë.
?#BREAKING: A Jewish man has died as a result of a head injury after being assaulted by a pro-Palestinian protester with a megaphone.
According to Los Angeles law enforcement, they confirmed late Monday that a Jewish man has died as a result of a… pic.twitter.com/iiGIMybA4o
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) November 7, 2023
Përleshjet shpërthyen të dielën midis protestuesve në dy tubime, një pro-palestinez dhe tjetri pro-izraelit, në Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Anxhelosit, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura.
“Gjatë përleshjes, Paul Kessler u rrëzua dhe goditi kokën në tokë”, thuhet në deklaratë.
Kjo ngjarje vjen një muaj pas sulmit të kryer nga lëvizja islamike palestineze Hamas në territorin izraelit, i cili shkaktoi më shumë se 1400 viktima, shumica prej tyre civilë.
Që atëherë, Izraeli ka bombarduar vazhdimisht Rripin e Gazës. Sipas Hamasit, më shumë se 10,022 njerëz kanë humbur jetën nga bombardimet izraelite, shumica prej tyre civilë dhe mes tyre më shumë se 4,000 fëmijë.
/abcnews.al