Ibrahimovic i lumtur pas ndeshjes ndaj Empoli-t: Ishte fantastike të dëgjoja stadiumin të thërriste emrin tim

schedule21:56 - 6 Nëntor, 2023

schedule 21:56 - 6 Nëntor, 2023

“Të rinjtë” mundin “të vjetrit”. Kjo është pasqyra e përballjes së javës së 11 të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me skuadrën e Frosinone, që ka mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1 “blutë” e Empoli.

Arijon Ibrahimovic “rrëmbeu” skenën në Serie A, me një asist dhe një gol e pas ndeshjes futbollisti me origjinë nga Prizreni, që luan me moshat e Gjermanisë, nuk e fshehu kënaqësinë, teksa rrëfeu emocionet në stadium dhe idhujt e tij.

“Ishte fantastike të dëgjoja stadiumin të thërriste emrin tim në kor. Humba dy topa, por sigurisht që nuk duhej të mendoja për ta. Më vjen shumë mirë që ndihmova skuadrën me një asist dhe një gol. Dua të shënoj shumë më tepër. Idhujt e mi janë Ibra dhe Cristiano Ronaldo”,- deklaroi Ibrahimovic. /i.m /abcnews.al