Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka komentuar vizitën e të dërguarit të Posaçëm të BE-së Miroslv Lajçak në Kosovë. Stano është shprehur se vizita e Lajçak në Prishtinë vjen të kuadër të përpjekjeve për fillimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu zëdhënësi i BE-së zbuluar se Lajçak ka në plan të vizitojë Serbinë së shpejti, për të disktuar për hapat e ardhshëm rreth dialogut.
Në vizitën e sotme Lajçak sipas mediave në Kosovë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me Besnik Bislimin, ndërsa ditën e nesërme do të takohet edhe më përfaqësues të partive opozitare./abcnews.al/