Mbretëresha e Jordanisë: Të jesh pro-palestinez nuk do të thotë të jesh antisemitik

schedule15:56 - 6 Nëntor, 2023

schedule 15:56 - 6 Nëntor, 2023

Mbretëresha e Jordanisë Rania ka marrë rolin e paqebërëses në përpjekje për të qetësuar situatën e ndezur në Lindjen e Mesme, me luftën që po shpërthen në Rripin e Gazës dhe krerët e shteteve dhe qeverive që angazhohen në kontakte të njëpasnjëshme diplomatike për të arritur arritjen e armëpushimit.

“Të jesh pro-palestinez nuk do të thotë të jesh antisemitik,” tha mbretëresha Rania, në një intervistë me reporteren e CNN, Becky Anderson.

Mbretëresha bëri thirrje për një armëpushim, duke deklaruar: “Të jesh pro-palestinez nuk do të thotë të jesh antisemitik, të jesh pro-palestinez nuk do të thotë që je pro-Hamasit ose pro-terrorizmit”.

“Kur ju kërkoni 1.1 milion njerëzve të evakuohen ose të rrezikojnë jetën e tyre, kjo nuk është mbrojtje e civilëve, kjo është zhvendosje e detyruar. Këto urdhra evakuimi, nuk besoj se janë në interesin më të mirë të qytetarëve të Gazës. Dhe nuk ka rëndësi që urdhrat e evakuimit të dërgohen në internet apo TV, duke e ditur që në Gaza nuk ka pasur energji elektrike që nga fillimi i luftës. Ata nuk janë audienca e synuar, pjesa tjetër e botës është. Është një përpjekje e Izraelit që të përpiqet të minimizojë veprimet e tij”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur pretendimeve të atyre, përfshirë SHBA-në, të cilët besojnë se armëpushimi do të lejojë sulme të mëtejshme nga Hamas, mbretëresha tha se “Me këtë argument, ata në thelb refuzojnë madje duartrokasin dhe justifikojnë vdekjen e mijëra civilëve. Dhe kjo është moralisht e dënueshme. Është gjithashtu dritëshkurtër dhe jo plotësisht racionale sepse nëse arrini të fshini të gjithë Hamasin, çfarë do të ndodhë më pas? Shkaku kryesor i këtij konflikti është okupimi i paligjshëm, shkeljet rutinë të të drejtave të njeriut, vendbanimet ilegale, mosrespektimi i rezolutave të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Nëse nuk i trajtojmë ato shkaqe rrënjësore, atëherë ju mund të vrisni luftëtarët, por nuk mund ta vrisni kauzën”.

Më 27 tetor, mbretëresha Rania kritikoi liderët perëndimorë për “standarde të dyfishta flagrante” në lidhje me luftën Izrael-Hamas.

“Zgjidhja me dy shteteteve është të krijohet një Palestinë ‘e lirë, sovrane dhe e pavarur’ është e vetmja rrugë drejt paqes në rajon,” argumentoi gruaja e mbretit të Jordanisë Abdullah në një intervistë me gazetarin veteran të CNN, Christian Amanpour. “Njerëzit në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Jordaninë, janë të tronditur nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj kësaj fatkeqësie. Në dy javët e fundit, ne kemi parë një standard të dyfishtë të dukshëm në botë”, nënvizoi Mbretëresha e Jordanisë.

“Kur sulmi i befasishëm nga Hamasi ndodhi më 7 tetor, bota menjëherë mori anën e Izraelit dhe të drejtën e tij për t’u mbrojtur duke dënuar sulmin por ajo që shohim në dy javët e fundit, e shohim botën të heshtë. Është hera e parë në historinë moderne që ka vuajtje të tilla njerëzore dhe bota nuk po kërkon as armëpushim. Rrjedhimisht, heshtja është shurdhuese dhe për shumë në rajonin tonë, e bën botën perëndimore bashkëfajtore. Ata na thonë se është e gabuar të vrasësh një familje të tërë, me armë, por a është në rregull t’i bombardosh për vdekje? Këtu ka një standard të dyfishtë flagrant,” vuri në dukje mbretëresha Rania.

“Është thjesht tronditëse për botën arabe. Si nënë, ne kemi parë nëna palestineze që duhet të shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre në duar, sepse shanset që ata të bombardohen deri në vdekje janë shumë e madhe” , argumentoi mbretëresha Rania.

“Unë thjesht dua t’i kujtoj botës se nënat palestineze i duan fëmijët e tyre po aq sa çdo nënë tjetër në botë”, shtoi ajo.

Dhe kur Amanpour iu referua qëndrimit të burrit të saj për luftën Izrael-Hamas, mbretëresha Rania tha se populli i Gazës “ka dy zgjedhje”. “Qytetarët në thelb kanë zgjedhjen mes dëbimit apo shfarosjes, mes spastrimit etnik dhe gjenocidit. Dhe asnjëri nuk duhet të përballet me një zgjedhje të tillë”.

Mbretëresha Rania vlerësoi gjithashtu historinë e pushtimit dhe zhvendosjes së palestinezëve nga Izraeli. “Shumica e rrjeteve televizive dhe radiofonike po mbulojnë historinë me titullin, “Izraeli në luftë” por për shumë palestinezë në anën tjetër të murit ndarës, lufta nuk mbaroi kurrë”, tha ajo.

“Kjo është një histori 75-vjeçare, një histori vdekjeje dhe shpërnguljeje për popullin palestinez. Është një histori pushtimi nën një regjim aparteidi, pushtimi i tokave, prishja e shtëpive, konfiskimi i tokave dhe inkursionet ushtarake dhe bastisjet e natës”.

Christiane Amanpour e ndërpreu Mbretëreshën e Jordanisë për ta pyetur për keqpërdorimin e termit “aparteid” nga bota arabe kundër Izraelit. Rania nuk hezitoi të deklarojë se termi aparteid i është atribuar Izraelit nga organizatat izraelite dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Zgjidhja me dy shtete për të krijuar një Palestinë ‘të lirë, sovrane dhe të pavarur’ është e vetmja rrugë drejt paqes në rajon,” i tha Mbretëresha Rania rrjetit amerikan CNN.

“Nuk mund të ketë kurrë një zgjidhje përveçse në tryezën e bisedimeve, ka vetëm një rrugë dhe ajo është një shtet palestinez i lirë, sovran dhe i pavarur, që jeton krah për krah, në paqe dhe siguri, me shtetin e Izraelit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!