Ndryshimet e taksave në Kuvend/ Rritje fikse për akcizën për të mos shtrenjtuar çmimet

schedule14:36 - 6 Nëntor, 2023

schedule 14:36 - 6 Nëntor, 2023

Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave i ka dhënë “ok” ndryshimeve të disa taksave për vitin e ardhshëm. Zëvendës ministrja, Vasilika Vjero ka shpjeguar se vendosja e një tavani për rritjen e akcizës me 1.5% në dy vite është bërë për të mos shtrenjtuar çmimet. Nga kjo masë përjashtohet duhani, i cili do të vijojë të pësojë rritje sipas kalendarit.

Qeveria ka parashikuar disa masa lehtësuese edhe për blegtorinë duke hequr TVSH për importin e disa lloje kafshësh dhe bletët. Efekti në buxhet nga kjo masë përllogaritet në 155 milionë lekë. Synim mbetet rritja e krerëve të bagëtive dhe të sektorit të bletarisë.

Ndryshimet fiskale për vitin 2024 parashikojnë një rregullim edhe të formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit. Për të mbrojtur mjedisin është parashikuar një rritje e taksës edhe për karbonin e qymyrit në 15.3 lekë/kg qymyr nga 3 lekë/kg që është aktualisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!