Aksidenti pranë Kryeministrisë/ Balla viziton vajzën e plagosur në spitalin e Traumës

schedule12:54 - 6 Nëntor, 2023

schedule 12:54 - 6 Nëntor, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla vizitoi sot në spital qytetaren e aksidentuar një ditë më parë në Tiranë nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi, i drejtuar nga një shtetas me shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ministri Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga drejtues e punonjës policie të Qarkullimit Rrugor, të cilët i uruan shërim të shpejtë, duke i dhuruar edhe një tufë me lule vajzës së aksidentuar.

Ministri u shpreh se “vajzat dhe djemtë e Policisë Rrugore të Tiranës nuk u gjendën dot që ta parandalonin këtë, por sigurisht janë këtu sot bashkë, për të të uruar të shkuara dhe shërim të shpejtë!“

Gjatë takimit me mjekët dhe kirurgët e spitalit, Balla mori një informacion të hollësishëm rreth gjendjes së vajzës.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në arrest autorin e ngjarjes, i cili nga të dhënat rezulton përsëritës i shpeshtë i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, duke ecur me shpejtësi edhe në zonat e banuara.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!