Tifozët besojnë, “kuqeblutë” e Bologna barazojnë rekordin 44-vjeçar

schedule14:25 - 5 Nëntor, 2023

schedule 14:25 - 5 Nëntor, 2023

Thiago Motta po bën një punë të shkëlqyer te Bologna. Ish-mesfushori i njohur, ka krijuar një grup të fortë, që lufton pa frikë përballë çdo kundërshtari dhe zhvillon një futboll të bukur. Mbi të gjitha rezultativ, teksa fitorja ndaj Lazio ka ngjitur Bologna-n në vendin e gjashtë në Serie A.

Tifozët kanë nisur të ëndërrojnë rikthimin në Europë, por italo-braziliani nuk “fluturon”. Ndaj skuadrës së Sarrit u regjistrua rezultati i dhjetë radhazi pozitiv. Bologna ka humbur vetëm takimin e parë ndaj “kuqezinjve” të Milan, me rezultatin 0 me 2. Më pas 4 fitore dhe 6 barazime në kampionat.

Bashkë me “zikaltërit” e Inter e “bardhezinjtë” e Juventus, “kuqeblutë” janë skuadra me më pak humbje deri tani në kampionatin italian, me  7 herë kampionët e Italisë, që nuk kishin bërë një nisje kaq pozitive në Serie A prej sezonit 1979/1980, edicion ky që u mbyll me fitimin e Kupës së Italisë për herë të parë në histori. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!