Duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku iu referua sot edhe zhvillimeve tragjike në Lindjen e Mesme.
“ Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni. Pushoni zjarrin!”, tha Papa. Në të njëjtën kohë, ai dëshiroi “të ndiqet çdo rrugë që mund të lejojë të shmanget zgjerimi i konfliktit, të ofrohet ndihmë për të plagosurit dhe që ndihma të mund të arrijë tek banorët e Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë”.
Papa Françesku bëri thirrje edhe një herë për lirimin e pengjeve, duke kujtuar se “mes tyre ka edhe shumë fëmijë” që “duhet të kthehen në familjet e tyre”. Së fundi, Papa nënvizoi:
“Duhet të mendojmë për fëmijët, të gjithë fëmijët e kësaj lufte, por edhe për Ukrainën dhe rajone të tjera. Në këtë mënyrë vritet e ardhmja e tyre. Të lutemi që të gjendet forca, që të gjithë të thonë “mjaft më”./abcnews.al