Rasti i humbur, Manaj: Ma devijoi mbrojtësi, asnjë s’ka faj!

schedule23:08 - 11 Tetor, 2019

schedule 23:08 - 11 Tetor, 2019

Rey Manaj, sulmuesi i Shqipërisë, foli pas ndeshjes me Turqinë. Rasti i humbur u komentua kështu nga sulmuesi lushnjar për Supersport: “Mendoja se do e kisha të lehtë. E kapi mbrojtësi dhe ma çoi pak topin. Më pas nuk e kapa. Jemi të gjithë të mërzitur, futbolli i ka këto dhe mund të pësosh në fund”.

“Ekipi është me 25 lojtarë. Asnjë s’ka faj, të gjithë e kemi. Jam i kënaqur me atë që dha ekipi. Gjërat pozitive t’i mbajmë. Ne e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Pati motivim për të luajtur mirë dhe ia dolëm. Fitorja do na kishte ngritur moralin, por mbaroi kështu. Nuk kemi çfarë bëjmë”, përfundoi sulmuesi i Albacetes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!