Gjithçka gati për “klasiken”, publikohen formacionet e sfidës Borussia Dortmund-Bayern Munich

schedule17:26 - 4 Nëntor, 2023

schedule 17:26 - 4 Nëntor, 2023

Në orën 18:30, në mitikun “Signal Iduna Park”, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të presin në “klasiken” gjermane, “bavarezët” e Bayern Munich, në sfidën e vlefshme për javën e 10 të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Edin Terzic i ka rreshtuar “verdhezinjtë” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është Kobel e para tij në mbrojtjes Wolf, Hummels, Schlotterbeck e Ryerson. Më të tërhequr në mesfushës janë Ozcan e Sabitzer, ndërsa Malen, Reus e Brandt janë vendosur prapa “bomberit” të vetëm, Niclas Fullkrug.

Ashtu si Terzic, edhe tekniku i “bavarezëve”, Thomas Tuchel i ka rreshtuar kampionët e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë rikthehet Manuel Neuer. Në krahët e mbrojtjes janë Davies e Mazraoui, me qendrën që mbulohet nga Kim Min-Jae e Upamecano. Para mbrojtjes janë vendosur Goretzka e Konrad Laimer, ndërsa Sane, Musiala e Coman pozicionohen pas “bomberit” anglez, Harry Kane. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: