Jeff Bezos postoi në llogarinë personale në Instagram një video të vitit 1994, me “zyrën” e parë të Amazon.
Njeriu i tretë më i pasur në botë, sipas Bloomberg Billionaires Index, shpjegoi përmes postimit se vendosi të rikthehej në Miami për dy arsye: Nga njëra anë, sepse është afër prindërve të tij dhe nga ana tjetër, sepse aktivitetet e Blue Origin po zhvendosen në Kepin Canaveral.
“Seattle ka qenë shtëpia ime që nga viti 1994, kur nisa Amazon nga garazhi im,” tha ai në postimin e tij, duke shpjeguar se babai i tij e kishte realizuar këtë video, “duke vizituar ‘zyrën’ e parë të Amazon “.
“Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë mbështetësit e mi më të mëdhenj. Kohët e fundit ata u kthyen në Miami, ku unë jetoja kur isha më i ri. Dua të jem pranë prindërve të mi dhe e dua Majamin”, tha ai.
Në videon që ka shpërndarë ai na tregon rreth zyrës së tij. ” Kjo është e gjitha ,” thotë ai ndërsa kamera kalon nëpër zyrë. “Nuk kërkon shumë kohë për të vizituar zyrat e Amazon.com.”
View this post on Instagram
/abcnews.al