Del në ankand diamanti më i madh blu, pritet të kalojë shifrën 50 milionë dollarë

schedule20:55 - 3 Nëntor, 2023

schedule 20:55 - 3 Nëntor, 2023

Diamanti më i madh blu ka dal në ankand dhe pritet të kalojë 50 milionë dollarë.

I njohur si Bleu Royal, ky diamant blu, i vendosur në një unazë, është një nga më të rrallët e zbuluar ndonjëherë.

“Ajo që e bën Bleu Royal kaq të rrallë dhe të veçantë është madhësia e tij. Me 17.6 karat, është më i madhi në llojin e tij”, tha Rahul Kandakia, kreu i bizhuterive ndërkombëtare në markën Christie’s.

Në vitin 2016, marka Christie’s shiti një diamant të rrallë blu 14.6 karatësh të njohur si ‘Oppenheimer Blue’ për më shumë se 57 milionë dollarë.

“Ne shpresojmë se do të kalojë Oppenheimer,” shtoi Kantakia për Bleu Royal. “Ne e kemi shfaqur atë në të gjithë botën, në Azi, SHBA dhe Evropë, dhe kemi parë shumë interes nga koleksionistët në mbarë botën”./abcnews.al