Turqia po përballet me Shqipërinë në Antalia, ndërkohë që para nisjes së takimit së takimit janë kënduar himnet e të dy shteteve. Gjatë momentit të këndimit të himnit të vendasve u krijua një atmosferë e bukur.
Shumë flamuj të vegjël turq valëviteshin nga tifozët, ndërkohë që i gjithë stadiumi këndonte. Të vetmit që nuk e kanë bërë diçka të tillë janë shqiptarët. Edhe forcat e rendit të shtetit turk shikohen në këtë video të siguruar nga ABC News, duke kënduar himnin dhe duke e respektuar atë me qëndrimin e tyre. /abcnews.al