Investimet në ujsjellës-kanalizime do të jenë në fokus të buxhetit për vitin 2024.Në projektbuxhet parashikohet një fond me financim të brendshëm prej 8.8 miliardë lekësh për këtë vit ose 1.5 mld më shumë krahasuar kjo me një vit më parë.
Ndërkohë në total shpenzimet vetëm për këtë sektor prekin vlerën 11.5 mld lekë.Ndërhyrjet gjatë vitit të ardhshëm do të përqëndrohen kryesisht në investimet e ujsjellës-kanalizimeve që janë në zonat bregdetare.
Kjo nismë është një masë e marë për të përballuar fluksin e turistëve që kanë vizituar këtë vit Shqipërinë. Koha e furnizimit me ujë në zonat bregdetare synohet të arrijë në 21 orë. Përsa I takon zonave fokusi do të jetë sidomos në jug dhe në listë janë furnizimi me ujë i zonave bregdetare, të Drimadhes dhe Dhërmiut që i është akorduar fondi më i madh. Programi i “Ujësjellës Kanalizimeve ” parashikon gjithashtu ulje të humbjeve në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026.
Aktualisht sektori i ujsjellës-kanalizimeve është në një proces reformimi dhe riorganizimi, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2020-2030. Synimi është ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale, përmes rigrupimit të tyre në 15 shoqëri rajonale me qëllim final menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare.