Italia e gjunjëzuar nga stuhia “Ciaran”, përmbytjet në Toskana shkaktojnë 5 viktima

schedule11:20 - 3 Nëntor, 2023

schedule 11:20 - 3 Nëntor, 2023

Zonat e mëdha të Toskanë janë goditur nga përmbytje, pasi erërat e forta dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut goditën Italinë Qendrore.

Makinat janë rrëmbyer nga reshjet e dendura, spitale janë përmbytër dhe gjithashtu njerëz të bllokuar në nënkalime janë shpëtuar nga autoritetet me gomone.

Stuhia “Ciara”, është ngjarja meterologjike më e vështirë e vitit 2023. Cikloni për përhapet në pjesën më të madhe të Europës, duke gjunjëzuar Italinë me erëra deri në 120 kilometra në orë.

Sipas meteorologut të Konsorciumit Lamma-Cnr, Gianni Messeri, presioni minimal në nivelin e detit që arrin ky fenomen atmosferik është 950 hPa.

“Ciaran”, saktëson meteorologu, shoqërohet me ndryshime jashtëzakonisht të forta dhe sjell me vete erëra deri në 120 km në orë.

Efektet e tjera të shqetësuese “janë reshjet e stuhive dhe valët e stuhive, të cilat po prekin të gjitha vendet e Mesdheut, në veçanti Spanjën dhe Francën, por edhe vendet e Skandinave./abcnews.al/