Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se veprimet e Polonisë mund të çojnë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe të nisë Luftën e Tretë Botërore.
“Ngritja ushtarake e vetë Polonisë dhe prania ushtarake polake në Ukrainë mund të shkaktojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Varshavës dhe Bjellorusisë dhe Rusisë”, tha Medvedev në një artikull për gazetën Rossiyskaya.
“Në këtë rast, grupi aleat do të japë një përgjigje të përshtatshme për të parandaluar kërcënimet që rrjedhin nga ambiciet e liga të establishmentit polak”, theksoi ai.
Sipas mendimit të Medvedev, “veprimet e pamatura të Polonisë, nëse mbështeten me nxitim nga aleatët e saj të NATO-s, mund të kenë pasoja të rrezikshme për të gjithë botën.” “Dhe atëherë Polonia do të përmbushë rolin e ‘hienës së Evropës’ që nisi Luftën e Tretë Botërore,” vuri në dukje ai./abcnews.al