Kualifikueset Euro 2024, ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe/ FSHF nxjerr në shitje biletat e sfidës së fundit të grupeve

schedule20:14 - 2 Nëntor, 2023

schedule 20:14 - 2 Nëntor, 2023

Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në një moment të jashtëzakonshëm në këto kualifikuese të Euro 2024, ku kuqezinjtë tanë ndodhen të parët në grup dhe kanë paraqitur një formë fantastike në fushën e blertë.

Më datë 17 nëntor, kombëtarja jonë ndeshen në transfertë ndaj Moldavisë, ndeshje ku mund të sigurojmë menjëherë kualifikimin e madh për në Gjermani.

Sfida e fundit është ajo me Ishujt Faroe, më datë 20 nëntor në “Air Albania” dhe FSHF ka nxjerrë në shitje biletat dhe ka zbuluar edhe çmimet e tyre./h.ll/abcnews.al