Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nga Sarajeva, ka deklaruar se e ardhmja e Bosnjë-Hercegovinës është në Bashkimin Europian.
Gjithashtu është shprehur se Bosnja Hercegovina ka mbështetjen e plotë të BE-së për të zbatuar të gjitha reformat që sjellin zhvillimin e vendit.
“Tani synimi duhet të jetë progresi vendimtar në realizimin e 14 prioriteteve kyçe, të njohura për ju. Sigurisht që do të sjellë progres në procesin e anëtarësimit dhe do t’ju sjellë më afër BE-së. Bashkëpunimi ynë ka qenë i shkëlqyer dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë edhe gjatë kohës në vijim”, tha Von der Leyen./abcnews.al/