Struga e Duros nuk zhgënjen, kampionët e Maqedonisë fitojnë me “poker” ndaj Vardarit

schedule15:23 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:23 - 1 Nëntor, 2023

Struga e Shpëtim Duros ka vijuar serinë e fitoreve radhazi, në kampionatin maqedonas të futbollit, teksa mesditën e kësaj të mërkure ka mundur me “poker” ish-skuadrën e Jasir Asanit, Vardarin, në përballjen e vlefshme për javën e 12 të këtij sezoni.

Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesën e 2-të të sfidës, teksa i pari që “dënoi” kundërshtarët ishte “bomberi” Besart Ibraimi, në minutën e 56’ të sfidës. Pas tij Mazrekaj, Tairi e Jarovic shënuan nga një gol në minutat 76’, 84’ e 93’ për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm 4 me 0.

Falë këtij rezultati, kampionët në fuqi të Strugës ngjiten në kuotën e 24 pikëve dhe momentalisht pozicionohen në vendine  3-të të renditjes, me 1 pikë më pak se Shkupi e Shkëndija që ndodhen në vendin e parë e të dytë të renditjes. /i.m /abcnews.al