Makina inteligjente në qytet, në dy ditë policia e Lezhës vendos 90 masa administrative

schedule15:15 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:15 - 1 Nëntor, 2023

Për herë të parë rrugët e brendshme të Lezhës do të monitorohen nga makina inteligjente. Mjeti i policisë rrugore është vendosur në qytet pas ankesave të shumta të banorëve se makinat lëvizin me shpejtësi të lartë duke u rrezikuar jetën. Efektivët e policisë kanë në fokus zonat e konsideruara problematike.

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Lezhë, Valmir Nikolli thotë se nën monitorim do të jenë të tria qytetet e qarkut.

Shpejtësia tej normave brenda në qytet është ndër shkeljet më shqetësuese por nuk mungojnë as të tjerat. Të kujdesshëm në rrugë duhet të jenë edhe këmbësorët.

Vetëm në dy ditët e fundit policia e Lezhës ka vendosur rreth 90 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve./abcnews.al/