Fundjavë magjike në kryeqytet, surpriza për meraklinjtë e makinave

schedule09:56 - 1 Nëntor, 2023

schedule 09:56 - 1 Nëntor, 2023

Në “ABC e Mëngjesit”, drejtori i DRSHTRR, Blendi Gonxhe foli për edicionin e II të automjeteve “Fair Albania”. Ai tregoi risitë e këtij aktiviteti që u realizua në sheshet kryesore të Tiranës.

“Risia më e madhe ishte që erdhëm në qendër. Tirana qyteti europian i vitit. Bashkia e Tiranës na u gjend më pranë. Erdhëm në një vend që ka më shumë vizitorë dhe më shumë akses për të gjithë. Donin të improvizonim idenë e garave. U krijua një skenë shumë e bukur, nuk ishte vetëm një treg makinash, por pati aktivitete gjithëpërfshirëse. U krijua një situatë që solli një rritje të interesit, dhe një situatë shumë magjike”, u shpreh Gonxhe.

Gjithashtu ai tregoi se pati ekspozime mjetesh me interes të lartë historik Retro.

“Ideja ishte që ne të theksojmë përkatësinë tonë, identitetin tonë. Aksesi në Elbasan është shumë i rëndësishëm, si për rastin e lobimit të “Formula 1”, nuk është vetëm çështje standardesh piste, por edhe një interes ekonomik. Flitet për një numër të lartë shikuesish. Nga pikëpamja e standardeve po mundohemi t’i mbyllim të gjitha, tek pjesa ekonomike do të duhej edhe një suport”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!