Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat ndaj Berishës, Meta sqaron arsyen përse s’ka qenë prezent në skenën politike: I angazhuar me probleme shëndetësore

schedule11:26 - 31 Tetor, 2023

schedule 11:26 - 31 Tetor, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në daljen e tij publike në mediat ka shpjeguar edhe arsyen përse ka munguar ‘në skenën politike’, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë politikën në vend, duke u ndalur edhe tek hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Meta tha se mungesa e tij ka qenë për arsye shëndetësore.

“Për hir të së vërtetës këto 2-3 javë për arsye personale të shëndetit nuk kam qenë i angazhuar publikisht, po aq sa edhe ju jeni të shqetësuar. Unë dua t’u them të ruajmë kujtesën që të jemi koherent. Kujtesë është që reforma u miratua me 140 vota, unë kam luajtur një rol të rëndësishëm. Por reforma u shndërrua në Ramaformë sepse çdo gjë në kolonat kryesore u ndryshuan rrugës. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota, në mënyrën më antikushtetuese. Rama donte një prokuror si e zgjodhi vetë, që të kapte KLP, dhe përmes KLP të kontrollonte përzgjedhjen e SPAK të gjithë sistemin e sigurisë. Sa i përket gjykatave, e harruat atë që u betua tek Lana, sepse e çoi Edi Rama që të betohej tek Lana”, tha Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!