Tre persona kanë humbur jetën në Vietnam si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin. Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në pjesët qendrore e veriore të vendit.
Ushtria dhe policia janë mobilizuar për të ndihmuar banorët që ndodhet në zonat me rrezikshmëri të lartë.
Ndërkohë një grua dhe një i mitur u gjetën pa jetë, gjithashtu edhe një 29-vjeçare raportohet të ketë humbur jetën.
Qindra shtëpi, sipërfaqe toke si edhe pjesë të autostradës kombëtare dhe hekurudhës që lidh Vietnamin Verior dhe Jugor janë zhytur në ujëra./abcnews.al/

