VIDEO/ Goli i Uzunit nuk mjafton, Granada mundet edhe nga Villarreal

schedule08:36 - 31 Tetor, 2023

schedule 08:36 - 31 Tetor, 2023

Pavarësisht se arriti të ngushtonte shifrat në 2 me 3, sërish Granada e Myrto Uzunit, nuk arriti të bënte “mrekullinë”, mbrëmjen e së hënës në kampionatin spanjoll, teksa u mund nga “nëndetëset e verdha” të Villarreal, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit.

Të gjithë golat erdhën në pjesën e parë të sfidës, teksa fillimisht “bomberi” spanjoll, Gerard Moreno ndëshkoi me një dopietë të shpejtë në minutat, 18’ e 23’ vendasit e vetëm 5 minuta më vonë sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth, për ta çuar rezultatin në 0-3. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi këtu, pasi reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 29’ gjetën golin e parë, me anë të mbrojtësit Ricard Sanchez e më pas rihapën gjithçka falë “magjisë” së Myrto Uzunit, por pa mundur dot të gjenin 1 pikë.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Villarreal ngjitet në vendin e 12 me 12 pikë, pas 11 javëve të para të kampionatit, ndërsa Granada mbetet sërish në “zonën e ftohtë” të tabelës, në vendin e 19 me vetëm 6 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: