Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët, “autogol” në Mal të Zi/ Bashkojnë votat dhe zgjedhin kryetar kuvendi një proserb

schedule18:46 - 30 Tetor, 2023

schedule 18:46 - 30 Tetor, 2023

Kryetari i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Malit të Zi. Në votimin e fshehtë, 49 deputetë votuan për zgjedhjen e Mandiç.

Për konfirmimin e tij në krye të parlamentit votiuan deputetet e  koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi, ku pjesë janë edhe dy parti shqiptare.

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë u larguan nga salla para votimit.

Në politikën rajonale, Mandiç ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçic, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.

Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!